Prof. Dr. Shaban Memia
DREJTOR I PERGJITHSHEM

 

 

 

 

 

 

M i r ë s e v i n i !

Në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, përfitoj nga rasti tu uroj mirëseardhjen të gjithë vizitorëve të kësaj faqeje interneti, si dhe të inkurajoj interesimin e publikut të gjerë për të rejat e fundit që lidhen me procesin e legalizimeve dhe impaktin e tyre të drejtpërdrejtë në jetën sociale dhe ekonomike të vendit.

Duke qenë të vetëdijshëm se krijimi i marrëdhënieve transparente me grupet e interesit, mediat dhe publikun e gjerë, përbën një prej standarteve të domosdoshme për implementimin me sukses të reformës mbi pronësinë, jemi të bindur se zgjedhja jonë për krijimin dhe përditësimin e kësaj faqeje, kontribuon cilësisht në këtë drejtim.

Ideja e konceptimit dhe përditësimit të vazhdueshëm të faqes zyrtare të institucionit, ka në qendër të saj komunikimin interaktiv me opinionin publik të interesuar, duke shfrytëzuar instrumenta praktikë për kërkimin e të rejave të fundit, përzgjedhjen e kategorive të ndryshme të informacionit, paraqitjen reale të imazhit të institucionit, si dhe vizionit tonë mbi implementimin e procesit të legalizimeve.

Gjatë kërkimit virtual në rubrikat e faqes tonë, Ju do të njiheni nga afër me skemën e organizimit dhe funksionimit të ALUIZNI-t, prioritetet e aktivitetit institucional, informacione statistikore, si dhe me të rejat më të fundit mbi zhvillimet kryesore të procesit të legalizimeve, në kuadër të reformës mbi pronësinë, të iniciuar nga Qeveria Shqiptare.

Duke shpresuar se faqja zyrtare e ALUIZNI-t, do të shërbejë si një dritare e hapur komunikimi me publikun e gjerë dhe në mënyrë të veçantë me opinionin mediatik, dëshiroj t’Ju garantoj për gatishmërinë dhe përkushtimin tim personal dhe të stafit që unë drejtoj, në funksion të respektimit të standarteve më të larta të transparencës.