Comment are off

ALUIZNI

Datë 05.12.2017

NJOFTIM

PËR PROCEDURAT E LEGALIZIMIT TË “GODINË BANIMI DHE SHËRBIMESH 2,4,5,6 DHE 10 KAT ME 2 KAT PARKIM NËNTOKË”, NË RR. “FREDERIK SHIROKA”, NË EMËR TË SUBJEKTIT NDËRTUES “GORA SHPK”

Pranë Drejtorisë së ALUIZNI-t Tiranë-2, është administruar kërkesa për legalizim, nr 14775J prot., datë 15.09.2006, G-495/4 për legalizimin e shtesave anësore dhe ndryshimit të destinacionit në objektin me Leje Ndërtimi, sipas Vendimit të K.RR.T. nr. 43, datë 04.02.2003.

Në lidhje me procedurën e legalizimit të këtij ndërtimi, është njoftuar subjekti “GORA” SHPK, për detyrimin ligjor të plotësimit të dokumentacionit të domosdoshëm sipas shkresës nr. 2273/2 prot., datë 16.10.2017.

Në zbatim të pikës 1 gërma b) të VKM nr 19, datë 11.01.2017, “Për përcaktimin e rregullave të legalizimit të objekteve me leje ndërtimi, në të cilat janë kryer shtesa anësore ose në lartësi ose ndryshime të funksionit të hapësirave dhe të objekteve shumëkatëshe pa leje, të destinuara për kalimin e së drejtës së pronësisë apo qiradhënies”, subjekti i sipërcituar nuk ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar, për pasojë ky proces do të vijojë në favor të poseduesve të njësive individuale.

Poseduesit e njësive individuale duhet të dorëzojnë brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e këtij afishimi publik, dokumentacionin që provon marrëdhenien juridiko-civile me subjektin ndërtues “Gora”, SHPK.:

  • Kontratë porosie dhe ose kontratë sipermarrëje, (e noterizuar)
  • Çertifikatë familjare të lëshuar për gjendjen familjare në datën e nënshkrimit të kontratës sipas pikës 1.
  • Fotokopje kartë identiteti
  • Akt-ekspertizë e qëndrueshmërisë së objektit, i përgatitur nga një inxhinier konstruktor i liçensuar (ky dokument është i përbashkët për të gjithë banorët).