Comment are off

Tiranë, më 28 .03.2018

 Mbi fenomenet korruptive të vërejtura gjatë kontrolleve të kryera nga ZQRPP në lidhje me regjistrimet e AMTP (toka bujqësore).

 

Përmbledhje të problematikave të konstatuara, nga kontrollet e ushtruara në zbatim të Urdhërave të Kryeregjistruesit.

 

Zonat më problematike:

Bregdeti i Velipojës, ai i Lezhës, i Shëngjinit, zona e Kune-Vainit, Ishull Lezha, Gjirin i Lalëzit, bregdeti i Spillesë në zonën e Kavajës, bregdeti i Semanit, zona e Nartës, zona e Orikumit, dhe bregdeti i Rivierës në përgjithësi në Jug.

 

Rrugët e përdorura për paligjshmërinë:

– Pajisja me AMTP e të gjithë anëtarëve të familjes vec e vec.

– Pajisja me AMTP e personave apo familjeve që nuk kanë qenë në fshat në vitin 1991.

– Ndryshimim i zërit kadastral të tokës në tokë bujqësore pa qenë e tillë.

– Lëshimi i AMTP-ve nga Komisionet vendore edhe pas vitit 2008, kur nuk mund të jepeshin më prej tyre.

 

Tipologji:

Në zonën e Shkodrës kryesisht në Velipojë janë vërejtur regjistrime të AMTP-ve të cilat janë dhënë për subjekte të cilat nuk kanë qënë objekt i trajtimit me tokë bujqësore sipas ligjit 7501, janë evidentuar raste kur çdo anëtar i familjes është trajtuar me AMTP të veçantë dhe këto AMTP janë regjistruar pranë Zvrpp.

Institucionet përgjegjëse në këtë rast janë Njësia Administrative e cila ka dërguar dokumentacionin për regjistrim dhe Zyra Vendore e Regjistrimit e cila nuk ka kryer konfirmimet dhe hetimet administrative përkatëse por është mjaftuar vetëm me regjistrim.

Mundësia e kryerjes së veprimeve korruptive është e lartë për sa kohë Njësive Administrative i është dhënë e drejta për konfirmimet dhe saktësimet e AMTP sipas V.K.M nr.994, datë 15.12.2015.

 

Në Zvrpp Lezhë është evidentuar fenomeni i cili është bërë dhe publik, i ndryshimit të zërit kadastral, duke kthyer tokat ranore në tokë bujqësore dhe duke përcjellë për regjistrim AMTP të lëshuara nga Komisioni i Ndarjes së Tokës në Fshat.

Veprime që janë kryer në bashkëpunim me Njësitë Vendore, Këshillin e Qarkut dhe Zyrën e Regjistrimit.

 

Në zonën e Vlorës, janë vërejtur raste të AMTP të lëshuara në vitin 2008, periudhë kur nuk kanë funksionuar Komisionet e Ndarjes së Tokës në Komunë, pasi kanë qënë të shfuqizuara me ligjin per verifikimin e titujve të pronësië.

Kryesisht rastet e shkeljeve janë konstatuar me këto AMTP pra të lëshuara mbas vitit 2008.

 

Vecantia e Vlorës është edhe rregjistrimet e veçanta.

Janë kryer regjistrime të veçanta të pasurive të përftuara me AMTP pa zbatuar proçedurën e duhur ligjore.

Kryesisht regjistrimet e veçanta kryhen per zonat në të cilat nuk ka përfunduar regjsitrimi fillestar, (Palasë, Himarë, Dhërmi, Gjilek, Vuno), ku përmendim qe vetëm për periudhën 2013-2017 janë kryer rreth 450 regjistrime të veçanta.

Këto kanë sjellë problematika shumë të forta, pasi nuk mund të evidentohet saktë pozicionimi i pronës dhe kufitarët e pasurive, fenomeni është problematik pasi do të krijojë mbivendosje pronash në momentin e kryerjes së regjistrimit fillestar sistematik të zonave.

Kryesisht institucionet e përfshira në veprime korruptive në lidhje me regjistrimet e AMTP, janë Njësitë Administrative, Këshilli i Qarkut dhe Zyrat Vendore të Regjistrimit, të cilat kanë detyrimin për verifikimin përfundimtar të akteve të marrjes së tokës në pronësi të përcjella për regjistrim.

Kontrollet do vijojnë së shpejti në Bregdetin e Durrësit dhe atë të Sarandës.

Materialet do ti vihen në dispozicion Task Forcës së ngritur nga KM e drejtuar nga zj. Briseida Shehaj.

 

ARTAN LAME

KRYETAR I BORDIT DREJTUES TË ZRPP