Comment are off

DREJTORIA E ALUIZNI-t TIRANË RURALE

Nr.1992 prot.                                                          Tiranë, më 16.05.2018

NJOFTIM

PËR PROCEDURAT E LEGALIZIMIT TË “GODINË BANII DHE SHËRBIMESH 3 KAT ME 5 KAT ME NËNÇATI DHE 2 KAT BODRUM, NJËSIA ADMINISTRATIVE FARKË”, NË EMËR TË SUBJEKTIT NDËRTUES “BESA G&T” SH.P.K.

Pranë drejtorisë së ALUIZNI-t Tiranë Rurale, janë administruar kërkesa nga qytetarët për legalizimi e njësive individuale, pasi kanë paraqitur kontrata të lidhura me shoqërinë ndërtuese “BESA G&T” SHPK, për detyrimin ligjor të plotësimit të dokumentacionit të domosdoshëm sipas shkresës Nr. 937 prot, datë 12.04.2017.

Në zbatim të pikës 1 gërma b) të VKM Nr. 19, datë 11.01.2017, “Për përcaktimin e rregullave të legalizimit të objekteve me leje ndërtimi, në të cilat janë kryer shtesa anësore ose në lartësi ose ndryshime të funksionit të hapësirave dhe objekteve shumëkatëshe pa leje , të destinuara për kalimin e së drejtës së pronësisë apo qiradhënies”, subjekti i sipërcituar nuk ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar, për pasojë ky proces të vijojë në favor të poseduesve të njësive individuale.

Poseduesit e njësive individuale duhet të dorëzojnë brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e këtij afishimi publik, dokumentacionin që provon marrëdhënien juridiko-civile me subjektin ndërtues “BESA G&T” SH.P.K.:

  • – Kontratë porosie dhe ose kontratë sipërmarrje (e noterizuar).
  • – Çertifikatë familjare të lëshuar për gjendjen familjare në datën e nënshkrimit të kontratës sipas pikës 1.
  • – Fotokopje kartë identiteti.
  • – Akt-ekspertizë e qëndrueshmërisë së objektit, i përgatitur nga një inxhinier konstruktor i liçensuar (ky dokument është i përbashkët për të gjithë banorët).

 

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,

DREJTOR

KRENAR CANOLLARI

 

Me poshtë gjeni shkresën zyrtare: