Comment are off

Tiranë, më 06.06.2018

NJOFTIM PËR SUBJEKTET NDËRTUES

Të nderuar ndërtues dhe qytetarë,
Siç jeni në dijeni, pas disa paralajmërimesh, më dt. 30 maj ALUIZNI publikoi listën paraprake e subjekteve ndërtuese me probleme në procesin e legalizimit të pallateve me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit.
Pas kësaj subjekteve ju la një tjetër afat një-javor për t’u konsultuar me punonjësit tanë, të shprehnin pozicionin e tyre, pretendimet apo dokumentacionin në dispozicion.

Ishte një surprizë pozitive për ALUIZNI-n fakti që plot 122 subjekte ndërtues ju përgjigjën thirrjes sonë dhe gjatë ditëve nga 31 maji deri dje, kontaktuan me drejtoritë tona në Tiranë dhe u përfshinë në procesin e legalizimit të pallateve të braktisura apo me shtesa pa leje, duke paraqitur dokumentacion të nevojshëm procedurial.

Sot Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t bën publike rezultatet përfundimtare të këtij procesi njëjavor pune dhe kontaktesh intensive, duke publikuar 4 lista.

I. Lista e subjekteve që do t’i përcillet Bashkisë, me kërkesën për të mos u pajisur me leje të reja ndërtimi pa përfunduar procedurat e legalizimit për objektet tashmë të nisura prej tyre (134 subjekte).


Shkarko listen e plote ne PDF ketu

II. Lista e subjekteve të cilat ju përgjigjën thirrjes sonë për bashkëpunim dhe u paraqitën për të vijuar procedurat e legalizimit për objektet e ndërtuara prej tyre, apo që u verifikuan për pozicionin e tyre në raport me këto ndërtime. I falenderojmë këto Subjekte dhe shprehim gjithë dispozicionin tone për të përfunduar procedurat në të mirë të tyre dhe të banorëve të këtyre objekteve (122 subjekte).


Shkarko listen e plote ne PDF ketu

III. Lista e subjekteve për të cilat kanë aplikuar banorët e këtyre objekteve në bazë të VKM 19/2017, ndërsa vetë Subjektet ndërtuese nuk janë paraqitur. Mirëpresim edhe në vijim çdo informacion apo kontakt prej këtyre Subjekteve për të vënë në proces legalizimin e ketyre objekteve (57 subjekte).


Shkarko listen e plote ne PDF ketu

IV. Lista e subjekteve që u përfshinë në thirrjen e bërë prej nesh në datë 30 maj, gabimisht ose për shkak se shkeljet e tyre nuk kanë të bëjnë me kategorinë e objekteve të braktisura. Ju kërkojmë ndjesë këtyre Subjekteve për shqetësimin e krijuar dhe mbetemi në dispozicion për sqarime të mëtejshme (9 subjekte).


Shkarko listen e plote ne PDF ketu

Nga ana e punonjësve tanë edhe në ditët në vazhdim, do të vijojë pritja e çdo ankese si nga ana e qytetarëve për denoncime objektesh të tjera, ashtu edhe e subjekteve që kanë pretendimet e tyre.
Shprehim bindjen se puna e bërë si nga punonjësit tanë, ashtu edhe bashkëpunimi me shumë prej këtyre subjekteve dhe natyrisht edhe me qytetarë të cilët vazhdimisht kanë denoncuar subjekte të papërgjegjshme, ka dhënë dhe do japë edhe në vijim rezultate, që do të çojnë në mbylljen e këtij procesi formalizues të pronës së këtyre qytetarëve.

Drejtoria e Përgjithshme