Comment are off

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Tiranë, më 21.12.2018

NJOFTIM PËR SHTYP

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 vota ligjin “Për Kadastrën në Republikën e Shqipërisë”.

Ligjëvënësit i dhanë udhë kështu krijimit të një institucioni modern për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme. Ky ligj synon rikonceptimin e qasjes dhe praktikës së institucioneve që trajtojnë problematikat e pronësisë në vend.

Ngritja e një institucioni shtetëror përgjegjës për administrimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme do të thotë çlirimi njëherë e përgjithmonë nga një problem më shumë se madhor.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të lehtësojë ndjeshëm procesin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, do të përmirësojë e qartësojë kuadrin ligjor për administrimin e regjistrit publik të pasurive. Po ashtu, ne synojmë gjenerimin e të dhënave në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që rëndojnë mbi pasuritë e paluajtshme si dhe përditësimin e të dhënave për të korrigjuar pasaktësitë, gabimet materiale të mbartura në të gjatë tre dekadave të fundit.

Krijimi i një kadastre moderne do të thotë çlirim prej pasojave të një ngërçi në zinxhirin e pronësisë, që veç ndikimit në cilësinë e jetës të individëve dhe zhvillimin e vendit do të përmbushë këtë të drejtë kushtetuese.