Comment are off

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Tiranë, më 02.02.2019

DEKLARATË PËR SHTYP

Në zonën e Kasharit, afër Astirit, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame ka qenë sot prezent në ceremoninë e dorëzimit të lejes së Legalizimit për tre kullat e subjektit ndërtues “Lorena sh.p.k”. Ky subjekt ka qenë i gatshëm për të vazhduar vetë procedurën e legalizimit dhe më pas hipotekimit të njësive të banimit dhe shërbimit. Me këtë rast, drejtori Artan Lame u bëri thirrje gjithë qytetarëve për të bashkëpunuar me ALUIZNI-n, nëse investitori nuk përgjigjet për të vazhduar procedurën e hipotekimit të banesave të tyre. Ky bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucionit do e bëjë më të thjeshtë dhe më të shpejtë procesin e legalizmit dhe më pas hipotekimi të apartamenteve, në rastet kur investitori i ka braktisur apo nuk jeton më.Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame i dorëzoi lejen e legalizimit përfaqësuesit të firmës së ndërtimit dhe qartësoi qyetarët se do të jetë vetë ALUIZNI ai që do e dërgojë aplikimin në Hipotekë për të marrë gjithë banorët certifikatën e pronësisë sipas kontartës së nënshkruar me investitorin e tre kullave “LORENA sh.p.k”.