Comment are off

DREJTORIA E ALUIZNI-t SHKODËR

Tiranë, më 08.02.2019

SHPALLJE

PËR TËRHEQJEN E LEJES SË LEGALIZIMIT

Të nderuar qytetarë!

Këshilli i Ministrave vendosi, në mbledhjen e radhës, miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë, në favor të subjekteve përfituese, për 200 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara, që preken prej tyre, sipas listës që publikohet më poshtë.

Numri i parcelave ndërtimore për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve është, si më poshtë vijon: për Qarkun Dibër (ZVRPP Dibër, Bulqizë, Mat), numri i parcelave ndërtimore është 63, me sipërfaqe të përgjithshme 15.278 m²; për Qarkun Lezhë (ZVRPP Lezhë, Kurbin), numri i parcelave ndërtimore është 15, me sipërfaqe të përgjithshme 4.781 m²; për Qarkun Shkodër (ZVRPP Shkodër), numri i parcelave ndërtimore është 3, me sipërfaqe të përgjithshme 614 m²; për Qarkun Tiranë (ZVRPP Tiranë), numri i parcelave ndërtimore është 61, me sipërfaqe të përgjithshme 17.639 m²; për Qarkun Durrës (ZVRPP Durrës), numri i parcelave ndërtimore është 58, me sipërfaqe të përgjithshme 21.767 m².

Qeveria urdhëron zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme (hipotekat) Dibër, Bulqizë, Mat, Lezhë, Kurbin, Shkodër, Tiranë, Durrës të regjistrojnë, brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to.

Faleminderit!

Lista e subjekteve të cilët përfitojnë lejen e legalizimit:
Shkarko listën e plotë në PDF këtu