Comment are off

DREJTORIA E PËRGJITHSHME

Tiranë, më 14.02.2019

NJOFTIM

Qeveria miratoi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale, në drejtoritë e ALUIZNI-t, përkatësisht, Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Vlorë, Durrës, Shkodër, Korçë, Kukës, Kavajë, Fshatra Turistikë dhe Kamzë, Vorë.

Në vendimin e marrë në mbledhjen e datës 13 shkurt, Këshilli I Ministrave vendosi që masa e kompensimit është 43 920,53 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 522 842 426,65 lekë.

Për kompensimin financiar të disa prej pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, të cilët përmenden në listat e publikuara shuma e kompensimit financiar do të vendoset nga Agjencia e Trajtimit të Pronës në një llogari bankare të posaçme dhe nuk mund të disponohet nga subjekti përfitues pa zgjidhjen e shkakut të kufizimit në rrugë gjyqësore.

Vendimi i qeverisë  hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Lista emërore e subjekteve që preken nga ndërtimet informale të kualifikuara, masa dhe vlera e shpërblimit:
Shkarko listën e plotë në PDF këtu