Comment are off

Tiranë, më 09.04.2019

NJOFTIM

Këshilli i Ministrave miratoi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë e ALUIZNI-t: Tiranë Jug, Kamëz – Vorë, Tiranë Shtesat, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Shkodër dhe Tiranë Veri.

Masa e kompensimit është 14.621,33 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 107 milionë e 503 mijë lekë, sipas listës që publikohet në gazetë. Për kompensimin e pronarëve do të përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga ALUIZNI, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale, që legalizohen.
Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përkatësisht, në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Durrës dhe Shkodër, do të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
Qeveria ka ngarkuar Agjencinë Shtetërore e Kadastrës (Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme) dhe Agjencia e Trajtimit të Pronës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim do të hyjë hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Lista emërore e subjekteve që preken nga ndërtimet informale të kualifikuara, masa dhe vlera e shpërblimit:
Shkarko listën e plotë në PDF këtu