Artan Lame

Artan Lame

Ka lindur në Tiranë më 1967, i martuar me dy fëmijë.

Arsimimi: Fakulteti Gjeologji-Miniera, dega Ing.Markshajderi

Publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës

2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës

2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit

2013- në vijim: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t

Veprimtari politike

Anëtar i Partisë Socialiste, anëtar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Kandidat për deputet të PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013.

2011-2013 anëtar i grupit të punës për hartimin e Programit të PS-së.

Veprimtari Publike

Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë

Përfaqësues i Shqipërisë, anëtar në “Word Collectors Club”, Genova

Anëtar korrespodent i “Instituto degli studi Araldici”, Milano

Komisar për Shqipërinë në ËPE “IBRA ‘99”, Nuremberg

Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare e Trashëgimisë”

Lektor në Universitetin Marin Barleti, lënda “Administrim territori”

Botime

Rubrika e përjavshme “Shqipni e harrume” në revistën “JAVA”, (2005-2013).

Rubrika e përjavshme “Shqipni tavolinash” në gazetën “SHQIP”, (2006-2013).

TIRANA në kartolina deri më 1944, (grup autorësh) Tiranë 2000

Medaljet shqiptare (1914-1944) vëllimi l, Tiranë 2010

Medaljet shqiptare (1945-2002) vëllimi ll, Tiranë 2010

TIRANA, Planin, Building, Living, (grup autorësh), Wien 2011

Princi i Shqiptarëve, Tiranë 2011

Piramida e Tiranës (bashkarisht me Ardian Klosi), Tiranë 2011

Dekorime

2010: Çmimi “Book of the year” nga MIC London për lindrin “Medaljet shqiptare 1914-2002”

2012 dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” me DPR.7886 dt.26.12.2012 për aktivitetet e 100 vjetorit të Pavarësisë