Comment are off

Leje legalizimi në Gramsh

Për herë të parë, 10 vjet pas ngritjes së Agjencisë së Legalizimit, ALUIZNI i Elbasanit ka shpërndarë leje legalizimi për banorët e Gramshit.  Në aktivitetin e dorëzimit të 200 lejeve të legalizimit, organizuar nga drejtoria e Elbasanit morën pjesë ministrja e Zhvillimit Urban Zj. Eglantina Gjermeni, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Z. Artan Lame, deputetët e zonës Z. Taulant Balla dhe Z. Anastas Angjeli si dhe kryetarja e bashkisë, Zj. Luljeta Dollani.15068363_1787838108149687_610061866398835089_o

Drejtori i Përgjithshëm në fjalën e tij tha se: “Jemi sot këtu për të mbyllur pjesën e parë të procesit që është legalizimi dhe marja e dokumentit të pronësisë.

Ne i bëjmë keto takime që t’ju themi edhe të tjerëve se ne bashkarisht e mbyllem këtë process, shkoni  dhe ju dhe plotësoni dokumentet që nevojiten për të përfunduar kalvarin e gjatë të pritjes. Unë me ministren kemi diskutuar për të gjetur një mënyrë nëse mund të ngrejmë një drejtori e veccantë për zonën e Gramshit apo të Cërrikut.

Neve vetë nuk e mbyllim dot legalizimin  duke ndenjur unë në zyrë, ministrja në zyrë, deputetët në zyrë,  e kështu me rradhë. As ju duke ndenjur në shtëpi nuk e mbyllni dot. Bashkarisht ne do e mbyllim dhe do vazhdojmë ta mbyllim dhe për qytetarët e tjerë.

 

Në këtë proces ka patur ndikim edhe qeveria, dhe me pjesmarrje direkt të qeverisë, në cdo moment, duke filluar që nga Kryeministri që ju e keni parë sa herë ka marrë pjesë në këto procese, vetë ministrja Gjermeni që ka ndjekur ndryshimet në legjislacion, ku me thënë të drejten kanë qënë të pafundme, sepse janë 20 vjet probleme që janë mbledhur për t’u zgjidhur. Gati ccdo muaj  ne kemi dërguar në qeveri ndryshime për të të përfituar sa më shumë qytetarë nga procesi i legalizimit. Me ministren Gjermeni kemi qëne sëbashku në cdo moment për ta cuar përpara këtë proces”.

 

Ndësa ministrja Gjermeni tha: “Sot jepen 192 leje legalizimi dhe më vjen shumë mirë që është intensifikuar dhe me të vërtetë bëjmë të gëzuar 192 familje.  Angazhimi është që intensiteti i punës të rritet akoma më shumë për ti përfunduar akoma  të gjitha familjet që kanë bërë vetëdeklarime. në bashkinë e Gramshit, unë them që ky proces i legalizimeve ka qënë dhe do mbetet një nga angazhimet kryesore të qeverisë  Rama. Jemi angazhuar që vërtetë duam ta përfundojmë këtë proces pas gjithë atyre sorollatjeve, korrupsion, problematika për gjithë qytetarët shqiptarë”.