Comment are off

Leje Legalizimi në Njësinë 3

Drejtori i Pergjithshem i ALUIZNI-t Artan Lame se bashku me Ministren e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni dhe deputeten Blerina Gjylameti kane ndare leje legalizimi per banoret e njesise administrative nr.3.
“Tashmë jemi në pragun e zgjidhjes së një problemi tjetër, të atyre zonave që kanë pasur probleme për legalizmin, për shkak të studimit të bashkisë që kishte me ndërtimet e larta, që do të thotë, plani i vitit 2013 për një pjesë të zonave ka bllokuar legalizimin. Ne e kemi zgjidhur si problem dhe është përfshirë në planin e ri rregullues që miratohet tani në tetor-nëntor zgjidhja për qindra familje. Është vetëm çështje ditësh, që ne të operojmë mbi bazën e këtij plani të ri rregullues” u shpreh Lame gjate komunikimit me qytetaret.
14556803_857563744380189_1666759921906018764_o14556634_857563567713540_1704879439884690996_o

Fjala e plote:
Jemi bashkërisht këtu me ministren Gjermeni, me deputeten Gjylameti për të diskutuar problemet e legalizimit në dy prej njësive të Tiranës, 3 dhe 4. Por më e rëndësishme se kjo, është fakti që të paktë 280 familjeve të kësaj do t’ua mbyllim problemin e legalizimit.
Kur them që dua të japim disa informacione, dua që të japim ca lajmërime, e këtë e themi për një qëllim shumë të thjeshtë. Teksa japim lejen për këto familje, dua të theksoj se janë shumë të tjerë ata që ende janë në proces. Dhe ky është problemi i njërëzve, ku pa diskurim një pjesë e tyre janë të afërmit tuaj e që duhet t’u thoni që të veprojnë.
Në njësinë 3 dhe 4 ne kemi shkelur tashmë. Kemi shkuar derë më derë dhe janë bërë shumica e matjeve. Mjafton të them që të dyja këto njësi, bashkërisht kanë 4900 ndërtime për t’u legalizuar, në një kohë që me 280 familjet e sotme që mbyllim problemin, shkojmë në 1900 legalizime të kryera në këtë zonë. Padiskutim që ka ende shumë të tjera dhe procesi do të vazhdojë normalisht. Me ministren u morëm për një kohë të gjatë, për të zgjidhur një tjetër problem, që ju nuk e keni më; problemin e aplikimit në Hipotekë për të marrë dokumentin e pronësisë. Kjo do të thotë se, deri në mes të shtatorit, pasi merrnit lejen e legalizimit, i cili është dokumenti i pronësisë, duhet të shkonit në Hipotekë për të bërë aplikimin, për të marrë dokumentin e pronësisë më pas. Tashmë pas një vendimi të qeverisë që ka kaluar para një muaji e që ka hyrë në fuqi, edhe aplikimin në Hipotekë e bëjnë punonjësit e ALUIZNI-t. Ju vetëm duhet të paraqiteni në fund të procesit për të marrë aktin e pronësisë. Ka qenë një nga proceset që na ka marrë më tepër kohë, për të kolauduar sistemin që të funksiononte, tashmë është funksional dhe ju jeni dëshmia e këtij ndryshimi.
Flisni me njerëzit tuaj, dhe tregojuni që ato probleme që kanë mbetur janë drejt zgjidhjes. Tashmë jemi në pragun e zgjidhjes së një problemi tjetër, të atyre zonave që kanë pasur probleme për legalizmin, për shkak të studimit të bashkisë që kishte me ndërtimet e larta, që do të thotë, plani i vitit 2013 për një pjesë të zonave ka bllokuar legalizimin. Ne e kemi zgjidhur si problem dhe është përfshirë në planin e ri rregullues që miratohet tani në tetor-nëntor zgjidhja për qindra familje. Është vetëm çështje ditësh, që ne të operojmë mbi bazën e këtij plani të ri rregullues.