Comment are off

Nahen Leje Legalizimi ne Lushnje

300 qyetarë të Lushnjes kanë përfituar nga legalizimi falas. Në një ceremoni për shpërndarjen e lejeve morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, z. Artan Lame, ministrja e Zhvillimit Urban, zj. Eglantina Gjermeni, kryetari i Bashkise, z. Fatos Tusha si dhe deputetët e zonës Arben Çuko dhe Bujar Çela.received_10211016907444495

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm:

Jemi në Lushnjë, por kjo nuk është herë e parë dhe as e fundit. Lushnja gjithmonë është trajtuar si aneks i Fierit. Ne e thyem këtë traditë për t’i dhënë hov legalizimeve duke e ndarë si drejtori më vete. E ndamë nga Fieri për dy arsye: Së pari që njerëzit nga Lushnja dhe fshatrat të mos detyroheshin të shkonin deri në Fier për të ndjekur procedurat. Dhe e dyta, për të qenë sa më koherent edhe vetë punonjësit e ALUZINI-t në ndjekjen e procedurave dhe dosjeve. Kjo ndarje i dha efektet e veta me bulon e legalizimeve, veçanërisht në këtë vit të fundit. Shenjë e saj është edhe ceremonia e sotme, nuk është as fillimi as mbarimi. Ritmi që do të mbajmë ne do të jetë po ky deri në përfundim të procesit. Problematikat që ka Lushnja janë ato që kanë gjithë qytetet e Shqipërisë, janë po ato plotësim dokumentacioni, po atë marrëdhënie mes nesh e institucioneve të tjera, që na takon ne në fund të fundit t’i ndjekim dhe nuk i takon qytetarit. Ai thotë erdha bëra vetëdeklarimin dhe dua të mbaroj punë. Në këtë kontekst edhe VKM që u miratua javën e kaluar lehtëson shumë punë. Flisni dhe me të afërm tuaj me komshiun dhe thoni që mbaruan legalizimin. Shkoni ju dhe ndiqni procedurat Qeveria çdo dy tre muaj ka nxjerrë nga një VKM për të lehtësuar dhe pakësuar procedurat për ta bërë procesin më të lehtë. Ajo që vjen pastaj është hapi tjetër që ka të bëjë me regjistrimin e pasurive tuaja në Hipotekë. Na ndihmoni që ta vazhdojmë procesin edhe me qytetarë të tjerë siç e mbyllëm edhe juve. Për ne vazhdon të mbetet kënaqësi mbyllja e këtij procesit aq të gjatë.