Comment are off

Ndahen 700 leje legalizimi në Ishëm

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame së bashku me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe drejtorin e ALUIZNI-t Durres Flamur Gjuzi, morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 700 lejeve të legalizimit në Ishëm të Durrësit.

fb_img_1477335502944
Lame tha se “Meqenëse këtu jemi në zona ku përgjithësisht toka është në pronësi, pra janë ndërtime pa leje por në tokë të tyre, praktikisht këtu është një zonë ku vërtetohet plotësisht parimi i kesaj qeverisjeje dhe per te cilin Kryeministri nguli kembe qe ne fillim, per legalizimet falas. Në këto kushte, praktikisht nuk paguajnë absolutisht asgjë”.
“Askush nuk mund të konkurrojë atë që u bë gjatë 3 viteve të kësaj qeverie me sa janë bërë më përpara. Tani të gjithë shqiptarët e dinë që legalizimet po bëhen dhe se kjo qeveri e mbajti fjalën. Sfida jonë në të ardhmen, sfidë që fillon dhe këtu në Ishëm, është urbanizimi i zonave informale tashmë te legalizuara. Pajisja e këtyre zonave me infrastrukturë, me hapësira publike, me shërbime.

Në fjalën e tij përshëndetëse para banorëve të Ishmit, z. Meta falenderoi drejtuesit e ALUIZNI-t për punën e madhe që kanë bërë brenda një kohe shumë të shkurtër.
“Dua të përshëndes z. Lame, Drejtorin e Përgjithshëm të ALUIZNI-t dhe z. Gjuzi, Drejtorin e ALUIZNI-t Durrës për punën e madhe që është bërë, sepse vërtetë në pak kohë është bërë ajo që nuk është bërë në 8 vite. Aq më tepër që kemi të bëjmë me legalizimin e pronave tuaja në një vend që ka shumë vlerë dhe që do të ketë akoma më shumë vlerë pas një procesi të suksesshëm të urbanizmit për të cilin edhe vetë komuniteti duhet të ndërgjegjësohet edhe më shumë.
Është shumë e rëndësishme për të ardhmen të mos dëmtojmë vlerat dhe potencialet turistike dhe mjedisore të Ishmit. Sepse vërtetë është një bukuri përrallore për të përjetuar atë bukuri të jashtëzakonshme që ka riviera jonë në Jug e duhet të udhëtosh 3-4 orë nga Tirana. Të njëjtën gjë mund ta përjetosh vetëm për 20 minuta nga Tirana po të vish në Ishëm”, – tha z. Meta.