Comment are off

Ndahen lejet e para të legalizimit për pallatet që nuk janë pajisur me certifikatë pronësie.

Në një ceremoni të posacme, drejtori i Pergjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame së bashku me deputeten e zonës Vasilika Hysi dhe drejtoreshën e Tirana Veri Mirvjena Xhema ndanë 50 leje legalizimi për banorët që kishin blerë apartamente tek një investitore, e cila nuk jeton më. ALUIZNI, pasi ka berë legalizimin e cdo njësie në pallat, ka bërë edhe aplikimin për në Hipotekë, që qytetarët të pajisen direkt me certifikatë pronësie dhe të mos ketë më sorrollatje.B4DC18A4-C748-4524-9A42-5A86B540315E

Kreu i ALUIZNI-t, u bëri thirrje qytetarëve të informojnë zyrat e pushtetit vendor, por edhe ALUIZNI-n për këto raste në mënyrë që të nisë verifikimi i pronës dhe më pas edhe legalizimi i objektit. Lame i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojne me ALUIZNI-n për të aplikuar dhe për të bërë plotësimimin e dokumentacioneve. “Organizohuni dhe na ndihmoni, na sillni informacion për ta vazhduar procesin edhe për objekte të tjera. Bashkëpunimi me qeverisjen vendore është i domosdoshëm dhe ne e bëjmë sepse kjo është pjesë e punës tonë. Këtu ishim për dy pallate, nuk dua ti zë me gojë pronarin sepse nuk rron më, dhe për këtë arsye kishte mbetur e braktisur, por mund të rreshtoja këtu me dhjetra objekte që janë në proces legalizimi pranë drejtorisë tonë dhe për këtë arsye ishte për të tërhequr vëmendjen vecanërisht për qytetarët për këtë kategori, sepse në shumë raste kanë paqartësi në procedura dhe paqartësi ku duhet të drejtohen”, tha Lame. Gjate deklaratës për shtyp, Lame renditi edhe nje sërë subjektesh te tjera që jane në proces legalizimi. “Janë një numër i madh objektesh, pallate masive në të cilat pronarët e kanë humbur fare interesin dhe ne po mundohemi të lidhemi me banorët. Është e vështirë të komunikosh banor për banor në një pallat dhe kjo kërkon që banorët të mundohen të gjejnë një përfaqësi, inxhinier, jurist për të ndjekur procedurat. Ka një mori objektesh ku po përfundojnë procedurat me banorët sepse kemi arritur të organizohemi. Siç ka edhe një numër objektesh që ka përfunduar legalizimi dhe kanë marrë dhe lejet e lagalizimit pallate”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame. Në fillim të këtij viti, Këshilli i Ministrave vendosi që për pallatet që nuk janë hipotekuar ende të merret ALUIZNI deri në hipotekimin e tyre.