Comment are off

Ndarja e Lejeve te Legalizimit ne Laprake

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI Artan Lame, i shoqëruar nga deputeti i zonës Rakip Suli dhe nga drejtoresha e Tirana-Veri Mirvjena Xhema, kanë qenë sot në njësinë administrative nr.11, Laprakë, për të ndarë leje legalizimi. Në një komunikim me banorët e zonës drejtori i ALUIZNI-t tha se: “Janë disa zona të kësaj njësie që kanë probleme ende të pazgjidhura, si ajo pranë Universitetit Bujqësor, apo disa zona që kanë të bëjmë me studimet e ndërtimeve të larta që kanë të bëjnë me Bashkinë. Pas disa ditësh të jemi në gjendje të japim një lajm shumë të mirë për ata që kanë për të legalizuar banesat e tyre, por janë të bllokuara nga Plani i vjetër rregullues. I kemi gjetur zgjidhjen e një problemeve më të sikletshme të atyre banorëve. Me miratimin e planit të ri rregullues të Bashkisë së Tiranës, që është çështje muaji, edhe problematika e shumë banorëve që janë të ngrirë për legalizimin e shtëpive për shkak të planit të vjetër rregullues do të marrin rrugë”.laprake-lame-3

Drejtori i Përgjithshëm Artan Lame tha se: “Janë rreth 240 leje që janë për tu shpërndarë sot, të cilat bashkë me lejet e dhëna shkojnë deri në 1100 leje të dhëna në njësinë Bashkiake 11 për këto dy vjet. Janë shumë duke konsideruar kohën, por jane ende pak nisuar nga nevojat e zones. Ne vazhdojmë ti qëndorjmë dhe tani është e zgjidhur si proçedure fakti që në zonat informale perifike pëpara mbylljes së këtij mandati përfundon legalizimi.

Ndërsa lidhur me zbatimin e marrëveshjes së fundit mes ALUIZNI-t dhe Hipotekës Lame sqaroi edhe njehërë: “Në fillim shtatorit ne futëm në fuqi vendimin e ri të qeverisë që ka të bëjë me aplikim në hipoteke për të marrë tapinë e shpisë, dokumentin e pronësisë dhe të mos aplikoni ju në Hipotekë por ta bëjë zyra jonë. Që do të thotë se, në qofte se deri në gusht ishit të detyruar që pasi të mernit prej nesh lejen e legalizimit, të shkonit në Hipotekë për të aplikuar për të marrë aktin e pronësisë, tani nuk duhet të shkoni më pranë zyrave të ZRPP-së. Këtë procedure, aplikimin për të marrë aktin e pronësisë, do ta bëjë ALUIZNI. Ju, si deri më sot do të merrni prej nesh lejen e legalizimit, për të qenë të qetë që shtepia është e juaja dhe është e legalizuar tashmë. Në vijim ne do të bëjmë aplikimin në ZRPP dhe kur hipoteka mbyll këtë proces, do të lajmëroheni që në cdo moment të shkni të merrni tapitë në hipotekë. Me kete kemi hequr një prej procedurave të fundit të bezdisshme të mbetura për qytetarët dhe është pikërisht zbatim konkret i parimit të sportelit të vetëm”.