Comment are off

NJOFTIM

fb_img_1473342719042NJOFTIM

 

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, u miratuan disa ndryshime në VKM nr.589/2014, “Për përcaktimin e procedurave të evidentimit faktik në terren të ndërtimeve pa leje/shtesave në ndërtime me leje, të organeve dhe dokumentacionit për propozimin dhe miratimin e zonave informale”.

Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve, është krijimi i mundësisë për qytetarët që nuk kanë aplikuar për legalizimin e banesave, për arsye objektive, të përligjura, për t’u bërë pjesë e procesit të vetëdeklarimeve.

Kategoritë që drejtpërdrejtë përfitojnë këtë mundësi, janë emigrantët (në pjesën më të madhe) por edhe qytetarë të tjerë që për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, apo pamundësisë fizike për të qenë në territorin shqiptar, gjatë fushatave të aplikimit për lagalizim, nuk e kanë ndjekur dot këtë procedurë.

Mbi bazën e këtij vendimi, çdo qytetar i kategorive të mësipërme, duke përmbushur disa kërkesa që i parashikon ai, mund të kërkojë të përfshihet në procesin e vetëdeklarimit të ndërtimit.

Sqarojmë qytetarët edhe për dy elemente të rëndësishme:

– Këto ndryshime, janë në interes vetëm të qytetarëve që nuk kanë aplikuar asnjëherë për legalizim, ndërsa ata që kanë aplikuar deri më sot, nuk janë subjekt i këtij vendimi, pra nuk është e nevojshme të aplikojnë sërish.

– Këto ndryshime në VKM, nuk krijojnë mundësi të reja aplikimi, për objektet e ndërtuara pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.62/2015 për legalizimin e ndërtimeve pa leje, që është data 27.06.2014.

 

Sportelet e ALUIZNI-t, do të qëndrojnë në funksion të qytetarëve, për të dhënë shpjegime të tjera të nevojshme.