Comment are off

PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR AGJENCINË E LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMEVE INFORMALE

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale.

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së ALUIZNI-t në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës ALUIZNI ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. ALUIZNI do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5, të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së ALUIZNI-t , nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.aluizni.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.

Faqja zyrtare e ALUIZNI-t është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale (Vetëdeklarimet : http://134.0.62.92/) për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj. Kjo menu është funksionale vetëm për personat përgjegjës, të cilët punojnë pranë Drejtorive Rajonale të ALUIZNI-t .

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së ALUIZNI-t , janë:

  1. “E drejta për informim”, është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: ALUIZNI ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e ALUIZNI-t dhe përkatësisht: Ligji nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, VKM nr. 848, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:

? i plotë;

? i saktë;

? i përditësuar;

? i thjeshtë në konsultim;

? i kuptueshëm;

? lehtësisht i aksesueshëm;

? i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, ALUIZNI vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.aluizni.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në Drejtoritë Rajonale, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

? Strukturën organizative të autoritetit publik;

? Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

? Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

? Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

? Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

? Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga auditimi i brendshëm i ALUIZNI-t dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

? Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në rastin kur ALUIZNI vetëfinancohet nga tarifat e licencimit ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike, gjithashtu edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;

? Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, me ndryshime, të VKM nr. nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

? Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

? Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të ALUIZNI-t, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

? ALUIZNI, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

? Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga ALUIZNI.

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS TË ALUIZNI-t

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë Baza Ligjore Dokumenti/Përmbajtja Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Drejtoria/ Sektori Përgjegjës për Përgatitjen apo disponimin e Materialit .
Përshkrim i strukturës organizative, të funksioneve dhe detyrave të ALUIZNI-t Neni 7/1/a/d, i ligjit nr. 119/2014 Urdhëri i Kryeministrit nr.241 , datë 2.10.2014 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) dhe Drejtorive në varësi të saj” Menjëherë, pas botimit në fletoren zyrtare Ndodhet bashkëlidhur Programit të Transparencës
V.K.M. Nr. 545, dt. 11.08.2011, Struktura e Pagave
CV
 
Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve të Brendshme
Struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t; Përditësohet pas çdo akt emërimiose kontratetë re pune. Sektori i Burimeve Njerëzore
Struktura e Drejtorisë së ALUIZNI-t Tiranë 1
Struktura e Drejtorisë së ALUIZNI-t Tiranë 2
Struktura e Drejtorisë së ALUIZNI-t Tiranë 3
Struktura e Drejtorisë së ALUIZNI-t Tiranë 4
Struktura e Drejtorisë së ALUIZNI-t Durrës
Struktura e Drejtorisë së ALUIZNI-t Elbasan
Struktura e Drejtorisë së ALUIZNI-t Fier
Struktura e Drejtorisë së ALUIZNI-t Korçë
Struktura e Drejtorisë së ALUIZNI-t Shkodër
Struktura e Drejtorisë së ALUIZNI-t Vlorë
Akte ndërkombëtare ligje; akte nënligjore; dokument politikash; dokument tjetër. Neni 7/1/b Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; Pas botimit në fl /zyrtare http://www.parlament.al/ Kuvendi i Shqipërisë
Ligji nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i procedurave administrative të RSH”; Në rast ndryshimesh do publikohen menjëherë në rast ndryshimesh Akte nenligjore
Kodi Etik
Drejtoria e Legalizimit Dhe Planifikimit Urban
Sektori Juridik
Ligji nr. 9000, datë 30.1.2003 Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”,
Ligji nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
VKM nr. 584, datë 28.8.2003, të ndryshuar,
VKM nr. 848, datë 17.12.2014;
Ligji nr.9482 për Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndërtimeve pa leje i ndryshuar
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës. Neni 7/1/c/g E drejta për informim Në rast ndryshimesh do publikohen menjëherë në rast ndryshimesh Aluizni Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve të Brendshme
Drejtoria e Legalizimit Dhe Planifikimit Urban
Format kërkese
Format ankese
Në Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t dhe te të gjitha Drejtoritë Rajonale, në një ambient të veçantë pritjeje të shtetasve, krahas dëgjesës, janë hartuar dhe plotësohen formularë të veçantë si:
“Formulari i pritjes së popullit”, plotësohet nga ankimuesi;
“Formular denoncimi”;
“Formular ankese”.
Në Nenin 37 të Rregullores së Brendshme “Pritja dhe trajtimi i letrave, kërkesave dhe ankesat nga shtetasit”, përcaktohet evidentimi i kërkesë/ankesave, mbajtja e regjistrit ku shënohet gjithçka, struktura përgjegjëse për ndjekje dhe raportim.
Adresë e-mail: info@aluizni.gov.al
Facebook me adresë: “Aluizni – Drejtoria e Pergjithshme”
Portali on-line “Stop Korrupsionit”;
Portali on-line : http://www.stopkorrupsionit.al/legalizimet
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhekontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. Neni7/1/ç Adresë e-mail: info@aluizni.gov.al
Adresa Postare Rr. “Dora D’Istria”, nr. 2, Tiranë
Orari i punës;
Të hënë – Të enjte 8:00 -16:30
Të premte 8:00-14:00
Koordinatore: Znj. Shpresa Muha
Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit. Aluizni Koordinatori
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. Neni 7/1/d Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t emërohet nga Këshilli i Ministrave. Menjëherë pas botimit në fl /zyrtare. Në faqen zyrtare “Legjislacioni/ Ligje” Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve të Brendshme
Pagat e funksionarëve të lartë të ALUIZNI-t, janë të publikuara.
Detyrat dhe kompetencat punonjësve përckatohen në përshkrimin për secilin poziicion pune dhe në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të ALUIZNI-t. E përditësuar sa herë që bëhen ndryshime
Mekanizmat monitorues; Raporte auditi; Dokumentet me tregues performance; Neni7/1/dh Përmbledhje e Raporteve të Auditit për vitin 2014
Raport Audititimi për vitin 2016 ALUIZNI Berat
Raport Audititimi për vitin 2016 ALUIZNI Elbasan
Raport Audititimi për vitin 2015 ALUIZNI Durres
Raport Audititimi për vitin 2015 ALUIZNI Fier
Raport Audititimi për vitin 2015 ALUIZNI Gjirokaster
Raport Audititimi për vitin 2014 ALUIZNI Elbasan
Raport Audititimi për vitin 2014 ALUIZNI Elbasan 1
Raport Audititimi për vitin 2014 ALUIZNI Berat
Raport Audititimi për vitin 2014 ALUIZNI Tirana 1
Raport Audititimi për vitin 2014 ALUIZNI Qendror
Raport Audititimi për vitin 2013 ALUIZNI Sarandë
Raport Audititimi për vitin 2013 ALUIZNI Lezhë
Raport Audititimi për vitin 2013 ALUIZNI Shkodër
Raport Audititimi për vitin 2013 ALUIZNI Vlorë 2
Raport Audititimi për vitin 2012 ALUIZNI Durrës
Raport Audititimi për vitin 2012 ALUIZNI Qëndror
Raport Audititimi për vitin 2012 ALUIZNI Tiranë
Raport Audititimi për vitin 2012 ALUIZNI Vlorë

Raport monitorimi të Ministrisë së Financave
Menjëherë pas depozitimit te ALUIZNI ose publikimit në faqen zyrtare të monitoruesve. Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve të Brendshme
Buxheti Neni 7/1/e Ligji nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH”; Pas miratimit të ligjit të buxhetit. Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve të Brendshme
Departamenti i Financës
Ligji i përvitshëm i miratimit të buxhetit; Raporti i monitorimit të realizimit të buxhetit.
Udhëzimet e përvitshme për zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin përkatës.
Raport monitorimi 9 mujori i parë 2016
Raport monitorimi viti 2015
Raport monitorimi 12 mujori 2014
Model rakordimi -31.12.2014
Raport monitorimi viti 2013
Informacion për procedurat e prokurimit. Neni 7/1/ë Regjistri i parashikimit te prokurimeve 2016 Pas publikimit të Përmbledhëses të Regjistrit Vjetor të Parashikimeve nga APP-ja. Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve të Brendshme
Regjistri i Realizimit te Prokurimeve Janar-Maj 2017 Menjëherë pas dërgimit në APP dhe publikimit në faqen e internetit të APP-së dhe Buletinin e Njoftimeve Publike. Departamenti i Financës
Regjistri i Realizimit te Prokurimeve viti 2016 Menjëherë pas dërgimit në APP dhe publikimit në faqen e internetit të APP-së dhe Buletinin e Njoftimeve Publike. Departamenti i Financës
Regjistri i parashikimit te prokurimeve 2015 Pas publikimit të Përmbledhëses të Regjistrit Vjetor të Parashikimeve nga APP-ja. Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve të Brendshme
Regjistri i Realizimit te Prokurimeve viti 2014 Menjëherë pas dërgimit në APP dhe publikimit në faqen e internetit të APP-së dhe Buletinin e Njoftimeve Publike. Departamenti i Financës
Shërbimet e autoritetit për publikun. Neni 7/1/f Lista emërore e qytetarëve për tërheqjen e faturës financiare, lista emërore për tërheqjen e lejes së legalizimit. Përditësohet periodikisht. Njoftime dhe Lajme Koordinatori i Komunikimit
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj. Neni 7/1/gj p/akt ligjor dhe nënligjorp/strategji Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues. Legjislacioni/ Ligje Drejtoria e Legalizimit Dhe Planifikimit Urban / Sektori Juridik
Mbajtja e dokumentacionit nga ALUIZNI. Neni 7/1/h Shpjeguese Legjislacioni Arkiv / Protokolli
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 Neni 7/1/i Tabelë Pas miratimit të programit të transparencës. Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Koordinatori
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh. Neni 7/1/k Njoftime dhe Lajme të ALUIZNI-t
Informacione të tjera të dobishme. Neni 7/1/l dhe shkronja “h” Lajme dhe Njoftime, ku qytetari informohet për të gjitha ndryshimet Ligjore, dhe gjithashtu Publikohet Lista Emërore e të gjithë qytetareve Përditësohet periodikisht. Në faqen zyrtare:

Njoftime dhe Lajme

Kordinatori i Komunikimit/ Sektori i Teknologjisë së Informacionit
Politika e Sigurisë së Informacionit
Raporte/Statistika
Zonat Informale

1. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, ALUIZNI vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.aluizni.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

2. MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.