Comment are off

republikaeshqiperise

AGJENCIA E LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TE ZONAVE/NDERTIMEVE INFORMALE

SHPALLJE KONKURIMI I HAPUR PËR

VENDET VAKANTE PRANË AGJENCISË SË LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMEVE INFORMALE

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar VKM Nr.289, datë 17.5.2006 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave/ndërtimeve informale (ALUIZNI), pika 7, shpallet konkurimi për pozicionin:

Drejtor, Kategoria: III-a/1 & III-b

Në Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t:

Tiranë, Durrës, Berat,  Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.

KUSHTET DHE KRITERET E KONKURIMIT

Kushtet që duhet të plotësojë kandidatët:

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  • – Të zotërojnë diplomë të Arsimit të Lartë të nivelit minimal “Master Shkencor”. Preferohen kandidatët me arsim te lartë në profilet Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, Planifikim Urban, Gjeoinformatikë, Gjeodezi, Drejtësi, Ekonomik.

Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

  • – Të mos jenë marrë, ndaj tij, masa disiplinore (për shkelje të rënda në kryerjen e detyrës).
  • – Preferohet të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
  • – Preferohet të kenë të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në profesion nga të cilat të paktën 1(një) në pozicione të nivelit drejtues.
  • – Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose të një gjuhe tjetër të BE

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat, si më poshtë:

  • a) Letër interesi për pozicionin për të cilin është i interesuar kandidati.
  • b) Jetëshkrim (CV)
  • c) Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (përfshirë edhe diplomën Bachelor kur kërkohet Diploma Master Shkencor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • d) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore (Formular vetëdeklarimi);
  • h) Të paktën dy referenca të punëdhënësit të mëparshëm
  • i) Adresën e saktë te vendbanimit, email dhe kontakt telefonik.
  • j) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet, nëpërmjet postës zyrtare; apo dorazi në Zyrën e Protokollit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t ose në adresën e elektronike të ALUIZNI-t info@aluizni.gov.al.

(Vëllimi i dokumenteve të ngarkuara në e-mail nuk duhet të kalojë vlerën 10MB.)

 

Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet brenda datës:23.10.2017.

FUSHAT E NJOHURIVE PER TESTIMIN ME SHKRIM

Kandidatët do të testohen me shkrim rreth njohurive mbi legjislacionin e mëposhtëm:

  • – Ligji nr.9482, datë 16.2.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar.
  • – Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”
  • – Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
  • – Ligji nr. 7850 datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. (Dispozitat mbi pronësinë).
  • – Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.
  • – Ligji nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar.
  • – Ligji nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
  • – Ligji nr.10296,datë 8.07.2010 “Per menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.
  • – Ligji nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
  • – Ligji nr.9367, datë 7.4.2005 ”Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.
  • – Ligji nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, i ndryshuar.

SHPALLJA E REZULTATEVE PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK TË KANDIDATURAVE.

Në datën 06/11/2017, kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike, për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, fazat e testimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.

  • Vlerësimi i kandidatëve

Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do ti nënshtrohen procedurave të mëtejshme të vlerësimit, nga një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim, në lidhje me:

a – Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b – Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 30 pikë

Gjatë intervistës do të vlerësohen në lidhje me: Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me pozicionet për të cilat aplikojnë;  Eksperiencën e tyre të mëparshme si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën).

c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë.

Shpallja e rezultateve të konkurimit

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail të paraqitur ne dokumentacionin e aplikimit).