Comment are off

Vlorë, 600 qytetarë përfundojnë procesin e legalizimit

600 qytetarë në Vlorë kanë arritur të finalizojnë procesin e legalizimit. Në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Sportit “Flamurtari” mori pjesë Kryeministri z. Edi Rama, ministrja e Zhvillimit Urban z. Eglantina Gjermeni, ministri i Energjitikës z. Damian Gjiknuri deputetët z. Fatmir Toçi dhe z. Edmond Leka si dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Z. Artan Lame.

IMG_1312

Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame tha se pjesa më e madhe e legalizimeve është bëre në bregdet aty ku nuk duhej legalizuar. Sipas tij, qeveria e mërparshme ka realizuar legalizimin në masën 12 përqind.  “Ky 12 nuk është në këto zona. Nuk është në zonën e “Fushës së Aviacionit”. Në këtë 12% janë pallate në Sarandë, objekte në Parkun Kombëtar të Butrintit, objekte në bregdet e kështu me radhë. Kjo e shpjegon faktin pse tani Vlora ka më shumë objekte në proces legalizimi”, tha Lame.

Duke folur për procesin e legalizimit falas, Kryeministri sqaroi se krahas procesit falas për procedurat apo dokumentacionin do të jetë falas edhe pjesa që ka të bëje me penalitetet, pasi shumë penalitete të vendosura për familjet tashmë janë hequr.